Kërçovë: KSS nis punën, premton 1 mijë punësime deri në vitin 2017
Në Kërçovë filloi sot me punë fabrika për prodhimin e aerbegëve për automobilë, KSS. Përfaqësues të kompanisë dhe të pushtetit qëndror, e cilësuan hapjen e kësaj fabrike si hap të rëndësishën në uljen e papunësisë...

Fabrika do të prodhojë tre milionë aerbegë për automobila në vit. Investimi i përgjithshëm i KSS në në shumë prej 15 milionë eurove duhet të hapë gjithsejt 1.000 vende pune.
Kompania amerikane, pas 20 punësimeve filluese, për momentin ka angazhiar 230 punëtorë.
Kryesia e kompanisë deri në fund të vitit paralajmëroi 700 punësime të reja , ndërsa deri në fund të vitit të ardhshëm, njëmijë.
“Në periudhën prej vitit 2014 deri në vitin 2017 KSS do të investojë përafërsisht 15 milionë euro në fabrikën në Maqedoni. Njejtë impresiv është numri i vendeve të punës që e krijojmë. Deri në fund të vitit 2015 patëm 153 të punësuar, deri në fund të vitit do të kemi përafërsisht 700, ndërsa deri në fund të vitit 2017 njëmijë të punësuar. me këta të punësuar do të prodhojmë përafërsisht tre milionë copë këtë vit dhe gjashtë milionë në vitin 2017" – tha drejtori i kompanisë “KSS”, Rallf Kasperi.
“Ky është një projekt shumë I rëndësishëm sepse në masë të madhe do të zbusë papunësinë në rajonin e Kërçovës. Ky investim t, është në frymën e politikave positive të qeverisë së Maqedonisë, për thithjen e investimeve të huaja dhe hapjen e vendeve të reja të punës” – tha ministri i ekonomisë, Bekim Neziri.
Fabrika e KSS-së që është ndërtuar në sipërfaqe prej 13.600 metrash katrorë në zonën ekonomike në Kërçovë dhe ëhstë investimi më i madh në këtë rajon.
Krahas një mijë punësimeve të paralajmëruara të drejtpërdrejta, kjo fabrikë do të kontribuojë edhe për punësime indirekte, për zhvillim të rajonit, zbatim të teknologjive dhe për përmirësime të këmbimit tregtar. (Shaban Dalipi, TVM2)
