Gjendja në arsim, VMRO: Arsimi kurrë s’ka qenë më mirë;LSDM: Arsimi në gjendje të mjerueshme
Për dy ditë rradhazi, deputetët vazhduan debatin sipas Informatës për gjendjet e përgjithshme në arsim dhe efektet nga testimi ekstern në arsimin fillor dhe të mesëm, të parashtruar nga deputetët e opozitës...

Për deputetët e VMRO DPMNE-së, në pushtet, testimi ekstern do të japë rezultate në të ardhmen. Kjo praktikë shfrytëzohet në 30 shtete të zhvilluara, ndër to edhe në Slloveni dhe Kroaci, tha Ane Lashkovska nga VMRO-DPMNE-ja.
“Koncepti për testimin ekstern ndoshta nuk është më i miri, për momentin po punohet në përmirësimin e tij, por qëllimi është që përmes tij të përmirësohet dija e nxënësve” – tha Ane Lashkovska nga VMRO DPMNE.
Sa u përket investimeve në arsim, ajo tha se janë renovuar shumë shkolla dhe janë ndërtuar dhe pajisur shumë salla sportive.
Mirëpo, për deputetët nga opozita gjendja në arsim është e mjerrueshme. Pushteti në vend që të investojë në arsim, investoi në projektin "Shkupi 2014" – tha Goran Sugarevski nga LSDM-ja. Sipas opozitës kocepti për testim ekstern është tërësisht i dështuar dhe duhet të hiqet.
“Absolutisht nuk bëtë asgjë si grup parlamentar i VMRO DPMNE-së, asnjë ndryshim, asnjë përmirësim. Patëm rastin, sërish të shohim se sa keq u zbatua testimi ekstern” – deklaroi Goran Sugarevski nga LSDM.
Akuzat për gjendjen në arsim, opozita i mbeshteti edhe në Raportin e Entit Shtetëror për Revizion, vërrejtjet e këtij institucioni, sipas opozitës, i hedhin poshtë të gjitha lëvdatat e pushtetit për investime dhe përmirësimin e gjendjes dhe cilësisë në arsim. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
