Botë

Risia bërthamore e Penhianit, raketa balistike me mbushje bërthamore

09.03.2016 16:43

Korea e Veriut ka arritur të zvogëlojë peshën e mbushjeve bërthamore aq shumë, sa që tani ato mund të transportohen me raketa balistike...

Kështu ka deklaruar agjencia e shërbimeve sekrete të Koresë së Jugut duke e mbuluar lajmin me pamje të publikuara nga agjencia shtetërore e lajmeve e Penhianit.

Një lajm që natyrisht shqetëson shumë liderë botërore dhe SHBA në radhë të parë. Pas testimit të bombës me hidrogjen në filim të vitit,  zhvillimi i një projekti të tillë ka bërë që të shtohen sanksionet ndaj Koresë së Veriut, por kjo gjë nuk e ka ndaluar Penhianin.

Veriu ka intensifikuar retorikën e tij ushtarake në përgjigje të sanksioneve të OKB-së. Lëvizja e fundit e Këshillit të Sigurimit erdhi pasi vendi i izoluar aziatik kreu testin e katërt bërthamor dhe lëshoi një satelit në hapësirë, veprime këto që shkelën sanksionet ekzistuese.

"Kokat bërthamore janë standardizuar për të qenë në përputhje me raketat balistike, duke i zvogëluar ato. Ky mund të quhet një sukses bërthamor”, tha Kim.

Në ditët e fundit, Peniani ka kërcënuar se do të kryejë sulme bërthamore ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut pasi këto të dyja nisën stërvitjet ushtarake vjetore më të mëdh , SHBA ka dërguar 15 mijë marinsa dhe dy nëndetëse në kufi me Korenë e Veriut. Ata kanë nisur nëj stërvitje në bashkëpunim me 300 mijë ushtarë koreanojugorë.

GAZMEND REXHEPI