Shkëndija fiton ndaj Mlladostit
Shkëndija ka shënuar fitore kundër Mlladost CD me rezultat 2-0 në ndeshjen e përsëritur, e cila u luajt të sot pasdite në Veles, në kuadër të javës së 21-të...

E gjithë kjo, pasi fillimisht, dueli mes të dyja skuadrave, shkaku I rreshjeve të mëdha të shiut të hënën në kryeqenrën tonë, u ndërpre gjatë minutës së 65-të. Kësaj rradhe, në Veles, në teren artificial dhe pa praninë e publikut, Kuqezinjtë bënë një ndeshje të mirë, ashtu edhe siç është pritur.
Golin e parë për Shkëndijën e shënoi Besart Ibraimi, i cili nga gjuajtja e lirë realizoi një supergol në minutën e 25-të, duke sjellur avantazhin minimal.
Në pjesën e dytë, Shkëndisë tre pikët ia siguroi Junior në minutën e 57-të, kur goditi në mënyrë precize me kokë, pas një krosimi të mirë nga e majta, për rezultatin përfundimtar 2-0.
Pas këtij triumfi, Shkëndija sërish kthehet në pesë pikë dallim nga lideri Vardari, , i cili të martën deklasoi Bregallnicën me rezultat 4-0. Në javën e ardhshme Shkëndija është mysafire e Metalurgut, ndërsa Mlladost CD e prêt Vardarin.
