Lista zgjedhore, LSDM: Ka votues fiktivë, njoftoni parregullsitë; VMRO-DPMNE: LSDM synon pushtetin me skandale të sajuara

09.03.2016 18:07

Më shumë se 2.000 raportime për mospërputhje në listën zgjedhore janë dorëzuar deri te KSHZ-ja...

Nga ky institucion nuk japin asnjë informacion  nëse pastrimi i listës do të përfundojë deri në 15 prill, si do të veprojnë lidhur me raportimet dhe deri ku është procesi I kryqëzimit të të dhënave.

Të gjithë e dinë se ka votues fiktivë në listën zgjedhore tha sot lideri I LSDM-së Zaev, pas takimit  me Ambasadorin e Polonisë, Jacek Mulltanovski.Qytetarët  për çdo ditë reagojnë për keçpërdorime dhe parregullshmëri në listën zgjedhore. Kjo vetëm tregon se,  për një proces korrekt dhe të rregullt është thelmbësore të kemi listë zgjedhore e pastër dhe e besueshme.

Për ta ndihmuar prcesin e pastrimit të listës zgjdhore  LSDM-ja ka promovuar një linjë telefonike ku qytetarët të mund të paraqesin parregullsitë  për të cilat më pas social-demokratët do të parashtrojn ankesa në KSHZ.

“Do të doja t’i informoj qytetarët se kemi hapur një linjë të posaçme telefonike në të cilën ata do të mund të paraqesin parregullsitë në listën e zgjedhësve. Ai është numri 02/3293 109” – tha Damjan Mançeski nga LSDM.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i  VMRO-DPMNE-së. Siç po afrohen zgjdhjet e 5 qershorit, frika dhe paniku në mesin e LSDM-së janë edhe më të mëdha dhe më të dukshme, thuhet në ragimin më shkrim të VMRO DPMNE.

“Këto ditë jemi dëshmitarë të një skenar të ri për shpëtimin e udhëheqsis së LSDM-së me me tre alibi: për të shtyrë zgjedhjet, për të mos dalë në votime dhe për të mos i pranuar rezultatet e zgjedhjeve. LSDM-ja dëshiron që me  sajimin e skandaleve të vjen në pushtet” - thuhet reagimin e partisë në pushtet.

Ndërkohë nga MPB njoftojn se një numër i madh i  dokumenteve personale janë dhënë si pasoj e keqpërdorimeve, por pasi që vazhdon hetimi nuk do të komentojn më shumë.  Nga atje thonë se nëse prokuroria speciale urdhëron, do të përfshihen në zbardhjen e plotë të rastit. (Sanije Kasami, TVM2)