PE diskuton raportin për Maqedoninë
Parlamenti Europian diskuton mbi raportin e propozuan nga euro-deptueti Ivo Vajgell për Maqedoninë...

Kriza politike që nga bojkoti i opozitës një vit më parë deri tek kriza me përgjimet, kthimi i opozitës më pas në në kuvend dhe marrëveshjet mes katër liderëve, marrëdhëniet ndëretnike dhe ngecjet në zbatimin e MO-së janë përmendur gjerësisht në fjalimin e eurokomisionerit për zgjerim, Johanes Hahn.
Ai kërkoi me ngulm zbatimin e marrëveshjes së Përzhinos dhe ju bëri thirrje palëve që të vazhdojnë të mbeten të angazhuara në përmbushjen e saj.
“Paralelisht me marrëveshjen politike në qershor të vitit të kaluar ne prezantuam një sërë reformash prioritare që kanë për qëllim të adresojnë çështjet lidhur me sundimin e ligjit. Edhe një herë Vullneti politik është kyç për progresin në këto prioritete. Në raport ne nënvizuan se Komisioni është i gatshëm të rekomandojë çeljen e negociatave por me kushtin e implementimit të Marrëveshjes politike dhe reformat prioritare. Ne i monitorojmë këto çështje vazhdimisht dhe së shpejti do të raportojmë mbi to. Situata ndëretnike mbetet e brishtë në shtet. Më shumë masa aktive duhet të ndërmerren për adresimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe të ndërtohet besim më të madh mes komuniteteve. Marrëdhëniet ndër-fqinjësore janë prioritet si dhe zgjidhja e çështjes së emrit”, deklaroi Hahn duke përkujtuar problemin kryesor në Maqedoni, zbatimin e ligjeve dhe vullnetin politik për të marrë, në raste të nevojshme,vendime të vështira.
