Botë

Vritet një nga krerët e ISIS

09.03.2016 19:34

Avionët luftarakë amerikanë mund të kenë vrarë një nga krerët më të lartë të ISIS, i njohur me emrin “Omar Çeçeni”...

Lajmi u bë i ditur nga Pentagoni, që njoftoi se është goditur një automjet me të cilin dyshohet se udhëtonte Abu Omar al-Shishani, terroristi i cilësuar si ministri i luftës i Shtetit Islamik. Sulmi ajror amerikan u krye të premten, pranë qytetit sirian al-Shadadi dhe objektivi ishte pikërisht terroristi me mjekër të kuqe.
 
Abu Omar al-Shishani njihet si një nga komandantët më të aftë të ISIS, ai ka qenë një nga anëtarët e një njësie elitë të forcave ushtarake gjeorgjiane. Për kokën e “Omar çeçenit” ishte vënë edhe një shpërblim prej 5 milionë dollarësh nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
 
Nëse vrasja e tij do të konfirmohej, do të ishte sukses i madh nga ana e aleancës ushtarake të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara dhe njëkohësisht një goditje e rëndë për Shtetin Islamik./Tv Klan