Maqedoni

Moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje të përkohshme të shiut

10.03.2016 09:06

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët me reshje të përkohshme të shiut, më intensive do të jenë në pjesën verilindore dhe lindore të vendit...

Gjatë ditës do të fryejë erë mesatare kryesisht nga drejtimi jugperëndimor.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri në shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës prej gjashtë deri në 12 gradë Celsius.
 
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, por përkohësisht do të jenë më të rrëmbyeshme. Do të fryejë erë mesatare kryesisht nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të bie deir në gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 10 gradë Celsius.
 
Të premtën pritet stabilizim i motit tek ne, por gjatë uikendit, gjegjësisht të shtunën dhe të dielën, sërish priten reshje nga shiu të cilat në më shumë vende do të jenë të rrëmbyeshme, posaçërisht në pjesën juglindore dhe lindore të vendit.