Botë
"Nju-Jork Tajms": Në Irak robërohet një ekspert i SHI-së për armë kimike
10.03.2016 09:18
Një "ekspert" për armë kimike i grupit xhihadist Shteti Islamik (SHI) është robëruar nga njësiti special amerikan në Irak dhe është marrë në pyetje...

Një "ekspert" për armë kimike i grupit xhihadist Shteti Islamik (SHI) është robëruar nga njësiti special amerikan në Irak dhe është marrë në pyetje, publikoi gazeta "Nju-jork Tajms", duke iu referuar burimeve diplomatike.
Gazeta pohon se bëhet fjalë për Slejman Daud al Afari, ish-ekspert për armë kimike dhe biologjike i regjimit të presidentit iranian Sadam Husein.
Një përfaqësues i Pentagonit amerikan refuzoi ta konfirmojë shkrumin e gazetës, por tha se forcat speciale amerikane i kanë intensifikuar operacionet kundër SHI-së në territorin irakian.
"Nju-Jork Tajms", megjithatë pohon se Al Afari gjatë hetimi ka sqaruar se si xhihadistët i mbushin granatat me gazin iperit.
Nëse ky informacion konfirmohet si i saktë, do të paraqesë konfirmimin e parë për përdorimin e armëve kimike në Irak pas rrëzimit të Sadam Hyseinit në mars të vitit 2003.
Për ekspertin e robëruar mësohet se ka punuar në industrinë e dikurshme ushtarake irakiane në sektorin për prodhimin e armëve kimike, që forcat e Hyseinit e kanë përdorur në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar mbi fshatin kurd Hallabxha, duke vrarë rreth pesë mijë banorë të tij, kryesisht persona të vjetër, gra dhe fëmijë.
Sipas "Nju-Jork Tajms", Afari është robëruar në Irbil, strehimore e fuqishme kurdëve irakianë.
Muajin e kaluar, Organizata për mbrojtje nga armët kimike publikoi se xhihadistët e SHI-së kanë përdorur helm squfuri në Irak kundër forcave të kurdëve./mia
