Maqedoni
Borë në vendet më të larta, komunikacioni pa ndalesa
10.03.2016 09:23
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa...

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa, në vendet më të larta në pjesën perëndimore dhe jugperëndimore të shtetit, vende-vende me mbetje të borës në rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare të "Rrugët e Maqedonisë".
Të reshurat e borës me intensitet të ndryshëm vërehen në Kodrën e Diellit, Strazhë, Mavrovë, Gjavatë, Presekë dhe Krushevë, informon Lidhja auto-moto e Maqedonisë (LAMM).
Dukshmëri të zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 100-150 metra ka në Stracin. Nga ora 22:40 mbrëmë është normalizuar komunikacioni në aksin rrugor Kratovë-Probishtip, i cili për shkak të rëshqitjes në f. Shlegovë është zhvilluar nëpër një korsi.
LAMM rekomandon kujdes të posaçëm në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur. Kujdes i veçantë, është i nevojshëm në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Gostivar - Mavrovë, Strazhë, Demir Kapi - Udovë, Vinicë - Berovë dhe Resnjë-Bukovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut./mia
