Maqedoni

Pesë persona me lëndime më të lehta në katër aksidente dje në Shkup

10.03.2016 09:34

Gjithsej shtatë aksidente kanë ndodhur dje në rajonin e qytetit të Shkupit...

Prej tyre tre janë me pasoja të dëmeve materiale, ndërsa në katër lëndime më të lehta kanë marrë pesë persona.
 
Gjatë ditës së djeshme pas kontrolleve të zbatuara  mbi pjesëmarrësit në komunikacion nga ana e policisë së komunikacionit, informon për MIA-n inspektori i pavarur Dragan Veljanoski, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i shkeljeve.
 
Tridhjetë e tre automjete të cilat  nuk i kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes janë sanksionuar, pesë shoferë janë përjashtuar nga komunikacioni sepse i kanë ngasur automjetet e tyre nën ndikim të alkoolit, ndërsa janë sanksionuar edhe 16 shoferë të cilët i kanë ngasur automjetet e tyre pas skadimit të patentë shoferit ose pa patentë shoferi.
 
Njëzet këmbësorë kanë kaluar jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë, ose sërish kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit për këmbësorë.
 
Me ndihmën e automjetit special  gjatë ditës së djeshme janë larguar 78 automjete.
 
Sot Reparti për parandalim pranë SPB-së në suaza të aktiviteteve të saja parandaluese do të realizojë ligjëratë të komunikacionit me temën Siguria e këmbësorëve, në të cilën morën pjesë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion të cilët kanë bërë shkelje në baza të ndryshme në përbërje të këmbësorëve.
 
Në pjesën e aktiviteteve parandaluese sot do të mbajmë punëtori edukative me nxënësit e klasës së dytë në SH.F. "Panajot Ginovski", komuna e Butelit