Pensilvani: Pesë të vrarë nga të shtënat
Të paktën 5 persona u vranë dhe tre të tjerë janë raportuar të plagosur nga disa të shtëna me armë në periferi të Pitsburgut në Pensilvani...

Të paktën 5 persona u vranë dhe tre të tjerë janë raportuar të plagosur nga disa të shtëna me armë në periferi të Pitsburgut në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, kur persona të armatosur hapën zjarr në oborrin e një shtëpie.
Sipas mediave amerikane, tre gra dhe një burrë humbën jetën në oborrin e shtëpisë. Kurse viktima e pestë, një grua ndërroi jetë në spital.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, kanë qenë 4 burra që hapën zjarr mbi anëtarët e një familje, por nuk janë shumë të qarta shkaqet e ngjarjes.
Deri tani, asnjë i dyshuar nuk është arrestuar, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet. Raporte të tjera thonë se kanë qenë 2 autorë që qëlluan mbi familjen.
Fqinjët pohuan se dëgjuan 20-25 të shtëna me armë.
