Maqedoni
Seancë e re gjyqësore për Lagjen e Trimave
10.03.2016 10:08
Procesi gjyqësor për Lagjen e trimave vazhdon sot me dëgjimin e dëshmitarëve të rinj...

Në seancën e fundit gjyqësore, pardje, para Gjykatës, krahas banorëve të lagjes së Kumanovës, dëshmuan edhe komandanti i stacionit policor "Pelince".
Dëshmitarët u propozuan nga ana e prokurorisë. Në rastin e lagjes së Trimave janë akuzuar gjithsejtë 29 persona për "terrorizëm dhe organizim terrorist" për ngjarjet më 9 dhe 10 maj në Kumanovë.
Nga të shtënat jetën e humbën tetë policë të njësive speciale dhe dhjetë persona të grupit të armatosur, ndërkaq u plagosën rëndë edhe rreth dyzet policë të tjerë.
