Botë
Merkel: Mbyllja e rutës ballkanike nuk e zgjidh problemin
10.03.2016 11:00
Kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëroi sot se mbyllja e "rutës së Ballkanit Perëndimor", të cilën e shfrytëzojnë refugjatët...

Kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëroi sot se mbyllja e "rutës së Ballkanit Perëndimor", të cilën e shfrytëzojnë refugjatët "nuk do ta zgjidh problemin" dhe shtoi se ky hap nuk është i qëndrueshëm.
"Problemi nuk zgjidhet me ndërmarrjen e vendimeve të njëanshme", deklaroi Merkel.
Ajo theksoi se nëse nuk arrihet marrëveshje me Turqinë, Greqia nuk do të mundet në periudhë më të gjatë ta bart barën e krizës së refugjatëve.
Ministrja e Punëve të Brendshme e Austrisë, Johana Mikël Lajtner porositi për "Velt" se ruta ballkanike do të jetë e mbyllur përgjithmonë, duke shtuar se vetëm "një sinjal i tillë konzistent" do t'i kthejë emigrantët nga Turqia për ta kaluar Mesdheun për të arritur në bregun e Evropës./mia
