Botë

Në Parlamentin e Kosovës përsëri gaz lotsjellës

10.03.2016 12:47

Seanca e Kuvendit të Kosovës pas pushimit që zgjati më shumë se dhjetë minuta, rinisi punimet edhe pasi opozita hodhi gaz lotsjellës për herë të dytë...

Ndërkohë, siç njofotn ATSH-ja, sigurimi që qëndronte para foltores u largua me kërkesë të kryesuesit të seancës, nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti.
 
Seanca po vazhdon me deklarime jashtë rendit të ditës edhe pse ende ka tym gazi lotjsllës në sallën plenare të Kuvendit.
 
Deputeti i VV-së, Sali Salihu, hodhi dy herë gaz lotsjellës në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
 
Në nisje të seancës fillimisht në Kuvend dha betimin deputeti i ri Ali Berisha i AAK-së, i cili zëvendëson deputetin e dorëhequr Ramush Haradinaj – kryetari i partisë.
 
Në seancën e sotme të kuvendit në rend dite parashikohej diskutimi i disa projektligjeve.
 
Ndërsa përfaqësues të Vetëvendosjes kishin paralajmëruar më parë bllokimin sërish të seancës plenare.
 
Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi, tha për median pas ndërprerjes së seancës se "opozita po vazhdon protestën e saj, do të vazhdojmë kështu dhe kushdo që e ka pritur ndryshe e ka gabim.
 
Opozita po vazhdon drejt rrugës së saj të përbashkët deri kur ta arrijmë qëllimin, nuk jemi larg", tha Selimi.
 
Edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, theksoi se "opozita është e bashkuar dhe me të njëjtat qëllime".
 
Ai ftoi qytetarët që t’i bashkohen opozitës në protestën e 26 marsit, njofton ATSH-ja./mia