Botë
Kryengritësit sulmuan disa pozita të armatës siriane në Hama
10.03.2016 13:05
Grupe kryengritëse sulmuan sot disa pozita të armatës siriane në provincën Hama...

Sipas komandantit të kryengritësve, ky është sulmi më i fuqishëm në rajon pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes për armëpushim, para dy javëve.
Janë diskutabile informacionet për epilogun e sulmit dhe për atë se kush saktësisht e ka kryer.
Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut kumtoi se sulmi ka qenë pa sukses dhe se së paku 20 sulmues, islamistë dhe luftëtar të huaj janë vrarë.
Komandanti i Divizionit verior, i cili vepron në kuadër të Ushtrisë së Lirë Siriane, Fares al Bajush, deklaroi se sulmi ka qenë pjesë e grupacioneve lokale si përgjigje për shkeljen e armëpushimit nga ana e regjimit të Bashar al Asadit dhe se dy pozicione të ushtrisë janë marrë nën kontroll.
Televizioni shtetëror sirian lajmëroi se sulmi është kryer nga Fronti Al Nusra, i cili është i lidhur me Al Kaedën dhe i cili është larguar nga marrëveshja për armëpushim. Sipas televizionit, sulmi është penguar dhe 70 luftëtarë janë vrarë./mia
