Basketboll

Golden State fiton sërish

10.03.2016 13:41

Kampionati i NBA-së ka vijuar edhe sot, ku disa nga ekipet pretendente kanë zbritur në fushë, duke fituar...

Kampionët e Golden State fituan 115-94 ndaj Utah Jazz, duke e çuar në 46 numrin e fitoreve radhazi në shtëpinë e tyre, duke përmirësuar rekordin që mbahet nga vetë ekipi i “Shtetit të Artë”.
 
Një lojë e mirë kolektive e Warriors, ku u dallua Thompson me 23 pikë, ndërsa Cury realizoi 12 pikë e 10 asist. 
 
Në derbin e Perëndimit, Oklahoma ka mundur 120-108 Clippers, në përballjen mes dy ekipeve që synojnë vendin e tretë në Perëndim, një ndeshje spektakolare e ku diferencën për Thunder e bënë Durant me 30 pikë e Westbrook me 25. Oklahoma siguron vendin e tretë, ndërsa për Clippers dje nuk mjaftuan 45 pikët e dyshes Green-Redick. 
 
Në Lindje fiton Cleveland, skuadra kryesuese e renditjes, që mundi 120-111 Sacramenton jashtë fushe. Irving me 30 pikë bëri diferencën në fushë, mbështetur edhe nga James me 25 pikë e 11 rebaund.
 
Por i gjithë formacioni bazë i Cavaliers realizoi mbi 15 pikë.