Futboll

PSG e Benfica, në çerekfinale të Ch. League

10.03.2016 13:42

PSG dhe Benfica janë dy skuadrat e tjera të kualifikuara për në fazën çerekfinale të Uefa Champions League, pasi të dyja fituan me rezultat të njëjtë 1-2 dhe sfidat e kthimit...

PSG, që kishte fituar dhe takimin e parë në Francë 2-1 ndaj Chelsea-t e nisi mirë transfertën e Londrës duke kaluar përpara që në minutën e 16-të me Rabiot, që finalizoi një pasim të jashtëzakonshëm të Ibrahimovic.
 
Chelsea megjithatë i dha vetes shprese në të 27-tën, kur Diego Costa përfundoi me mjaft klas një aksion skuadre te Bluve të Londrës.
 
Dy skuadrat zhvilluan për më tepër një futboll dëfryes në “Stamford Bridge”, por në të 67-tën, parizienët arritën të kalonin përpara me një gol të Zlatan Ibrahimovic, që vulosi dhe kualifikimin e francezëve, të cilët dhe një vit më parë arritën të eliminojnë pikërisht në këtë fazë të turneut Chelsea-n.
 
Kjo ishte fitorja e parë e një klubi francez në “Stamford Bridge” dhe gjithashtu kualifikimi i katërt radhazi në çerekfinale për PSG.
 
Një kualifikim në fund mori dhe Benfica ndaj Zenitit në Rusi, pasi kishte fituar sfidën e parë 1-0. Në Shën Petërburg, vendasit shënuan të parët me anë të Hulk, por Gaitan dhe Talisca, në të 85-tën dhe 96 i dhanë fitoren portugezëve.