Sportet E Tjera

Jasin Rexhallari i dhjeti në Kampionatin Europian

10.03.2016 13:44

Me dy humbje të pësuara nga mundës ndër më të mirët në konkurencën e tij dhe me plasma në pozitën e dhjetë...

Me dy humbje të pësuara nga mundës ndër më të mirët në konkurencën e tij dhe me plasma në pozitën e dhjetë, Jasin Rexhallari është përshëndetur me garat në Kampionatin Europian në mundje, që po mbahet në Riga të Letonisë.

Pasi nuk pati fare fat në shortin e hedhur gjatë ditës së djeshme, Rexhallari, fillimisht në 1/8 e finales në kategorinë deri më 61 kg u ballafaqua me kampionin aktual botëror, gjeorgjianin Vladimer Khinchegashvili, nga I cili humbi me dush teknik.

Më pas, Khinchegashvili I kaloi edhe kundërshtarët tjerë, duke u plasuar në finale dhe duke I mundësuar Rexhallarit që të luftoj në garat e repasazhit, në orvatje për të ardhur deri te lufta për medalje të bronztë.

Megjithatë, mundësi ynë nuk pati fat as kësaj here, pasi u ballafaqua me kampionin aktual europian për mundës U23, armenin Valodya Frangulyan.

Rexhallari, e nisi luftën për mrekulli, një kohë të gjatë në raundin e parë ishte edhe në avantazh, por më pas, Frangulyan kaloi në epërsi dhe e mbrojti ate deri në fund, duke fituar pas gjashtë minuta luftë, me rezultat 17-8.

Me këtë, Rexhallari u përshëndet me shpresat për të përsëritur plasmanet nga dy europianet e fundit, kur ishte futur në mesin e tetë mundësave më të mirë, tani duke e mbyllur garimin në pozitën e dhjetë në kategorinë deri më 61 kg.

MUSTAFA ADEMI