Maqedoni
Refugjatët kundër mbylljes së kufijve, në Greqi vazhdon vala e refugjatëve
10.03.2016 14:09
Mbyllja e kufijve nga vendet balllkanike, përfshi edhe Maqedoninë, për transitimin e refugjatëve ka bllokuar...

Mbyllja e kufijve nga vendet balllkanike, përfshi edhe Maqedoninë, për transitimin e refugjatëve ka bllokuar refugjatët që aktualisht ndodhen në Maqedoni dhe Greqi, e madje mbi 14 mijë kanë ngelur edhe në zonën ndërkufitare Maqedoni- Greqi.
Është gjithënjë e më vështirë për të qendruar në tendet e improvizuara në Idomeni, por refugjatët nuk është se kanë zgjidhje tjetër, përveç të shpresojnë se vendimet e ardhëshme evropiane do tu mundësojnë të vazhdojnë rrugën drejt BE-së, e jot ë kthehen në Turqi.
Mbi 30 mijë refugjatë të bllokuar në Greqi nuk pajtohen me marrveshjen e arritur paraprake mes BE-së dhe Turqisë.
“Është shumë e vështirë për ne këtu. Është ftohtë dhe jemi zhytur në baltë, dhe gjithçka që na rrethon këtu nuk është katastrofale. Por shpresojmë se në të ardhmen do të hapen kufijt dhe ne do të vazhdojmë rrugën”, shprehet refugjati.
“Ky vendim ndoshta do të jetë i drejtë për BE-n por nuk do të ishte i drejtë për ne, për njerzit të cilët vijnë këtu, mbërrijnë në këtë zonë dhe pas kasaj të gjithë kufijt janë të mbyllura para fytyrës tonë. Kjo nuk është e drejtë”, theksoi refugjati.
Për gjendjen e refugjatëve është interesuar edhe Ndihmës-sekretarja amerikane e shtetit Viktoria Nuland, e cila vizitoi Qendrën e pranimit në Gjevgjeli dhe kampin e refugjateve në Idomeni. Ajo është njoftuar nga afër me situatën e bllokimit të refugjatëve në këto dy zona.
Nuland gjithashtu është takuar me drejtorin e Byrosë për siguri publike të Maqedonisë Gorançe Savovski dhe me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe kanë biseduar për krizën e refugjatëve, zgjidhjet e ardhshme dhe për mënyrat e tjera të mundshme për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes vendeve të rrugës ballkanike të migrantëve.
Pavarsisht ndërprerjes së rrugës ballkanike, tani për tani nuk është ndërprerë fluksi i madh i mbërritjes së refugjatëve në Greqi.
Në Portin e Piresë mëngjesin e sotëm arriten mbi 450 refugjatë të rinj. Një pjesë e madhe e tyre u drejtuan në zonën qendrore të Greqisë ndërsa të tjerët u vendosen në terminalet e pasagjerëve të cilët shërbejn si strehë të përkohëshme të refugjatëve.
Përshkak të afërsisë me Turqinë ishulli grek Lesbos vazhdon të jetë ndër qendrat më kryesore të arritjes së refugjatëve në Greqi. Autoritet greke bashk me FRONTEX-i dhe punonjësit ndërkombëtar humanitar informojnë se në Lesbos vetëm sot kanë mbërritur mbi 1.500 refugjatë.
Autoritet greke u bënën thirrje refugjatëve që të pajtohen se është mbyllur rruga ballkanike e transitimit dhe sa më herët ata duhet të zhvendosën në qendrat e pranimit të refugjatëve në brendi të Greqisë.
Përgjatë kufirit me Maqedoninë ndodhen mbi 14 mijë refugjatë, ndërsa rreth 500 të tjerë janë të bllokuar në zonën ndërkufitare mes Maqedonisë dhe Serbisë.Poashtu në kampet e pranimit në Maqedoni mbeten rreth 1.500 refugjatë nga Siria, Irani dhe Afganistani.
Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza infomron se derisa në kampin e pranimit në Tabanocë nuk ka pasur energji elektrike 4 refugjatë gjatë natës së kaluar kanë arritur të braktisin kampin dhe të ikin në drejtim të panjohur.
Ndërkohë mbyllja e kufijve nga Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Maqedonia ka detyruar autoritetet shqiptare të marrin masa shtesë për të përforcuar kufirin me kreqinë nga frika se refugjatët do të ndryshojnë rrugë dhe nëpërmjet Shqipërisë dhe detit Adriatik të arrijnë në Itali përkatësisht në vendet e BE-së.
REXHEP QAMILI
