Me përkrahje të Ambasadës Britanike, hapen 50 mikrobiznese në zona rurale

10.03.2016 14:56

Përmes projektit për ngritjen e bizneseve në mjediset multietnike në rajonin e Pollogut, brenda 2 viteve, janë hapur 50 mikrobiznese...

Bëhet fjalë për mikrobiznese nga sektorë të ndryshme si ata të bujqësis, tekstilit dhe artizanateve.                                                                                         

“Unë kame butik qe 1 vjet e kam hapur me ndihmën e ambasadës së Britanisë, punojë me jmunë kunora” – tha Selvije Ahmeti nga Tearca.

“Punojmë veshje kombëtare të Maqedonisë, Kosovës qe 1 vjet e kemi qel kanë interesim njerzit. Punojmë më tepër me porosi, mendojmë në të ardhmen ta zmadhojmë punën” – u shpreh Bajrishe Bekiri nga Gostivari.

“Jam themeluese  e qendrës për kurse për fëmijë  prej klasëls së parë deri ne klasën e 5. Ky projectë na ka ndihmuar shumë dhe na ka dhënë një përkrahje të madhe” – deklaroi Fortesa Hasani nga Tetova.

“Biznesi imë është biznis familjar. Njëher ishte thjeshtë një ide. Veprimtaria është qumështi” – tha Valmir Halili nga Tetova.  

Ky projekt është mbështetur nga ambasada britanike  me qëllim që të rriten numri I të punësuarve në mjediset rurale.

“Numri i grave të punësuara dhe njerëzve të rinj në mjediset rurale është shumë i vogël. Ky projectë ka për qellim që të rritet mundësia për vetpunësim. Vetpunësimi është një  mundësi për secilin që ka biznes ide të mirë dhe që dëshiron të themelojë një  biznes të vetin familjar” – tha Ambasadori Britanik, Carls Garet.

Këta mikrobizneset tani për tani egzistojnë lokalishtë ndërsa në të ardhmen duhet të sigurojnë vendin edhe në treg. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)