Futboll

Europa League: Super përplasja Liverpool – Manchester United, live në TVM2

10.03.2016 15:51

121 trofe zbresin sot në fushë në një duel që premton emocione të mëdha dhe mbi të gjitha shumë spektakël...

Europa League ndizet me ruandin e 1/8-ave pasi në orën 21.05 në Anfield Road, luhet akti i parë i një prej sfidave më të zjarrta të botës së futbollit.

Përballë njëra-tjetrës do të jenë dy skuadra legjendare si Liverpooli dhe Manchester United, ose më saktë dy klubet më të titulluara të futbollit anglez pasi sëbashku numërojnë në total 121 trofe, 62 Djajtë e Kuq dhe 59-të The Reds.

Derbi i Anglisë do të vihet në skenë për herë të parë në histori në një kompeticion europian dhe e sigurtë është që spektakli nuk do të mungojë edhe këtë herë ashtu si në 194 përballjet e mëparshme mes Liverpoolit dhe United. Statistikat flasin në favor të Djajëve të Kuq të cilët numërojnë 79 fitore 51 barazime dhe 64 humbje.  

Por përtej këtyre të dhënave në sfidën e kësaj të Enjteje si favoritë hynë të Kuqtë e Klopp me trajnerin gjerman që në ndryshim nga Van Gaal ka të gatshëm të gjithë futbollistët e tij kryesorë, ndërsa holandezi i Manchester United duhet bëjë pa futbollistë të tillë si kapiteni Wayne Rooney, Ashley Young apo edhe mbrojtësit Jones dhe Shaw, ndërsa është i skualifikuar edhe Lindgard.

Ashtu si sot edhe ndeshja e kthimit që do të luhet në Old Trafford një javë më pas për cështje sigurie është vendosur të zhvillohet në orën 21.05.