Maqedoni

PE miraton rezulutën për Maqedoninë, rekomanidimi i shtatë i kushtëzuar

10.03.2016 16:12

Parlamenti Evropian e miratoi Rezolutën për Maqedoninë të propozuar nga eurodeputeti Ivo Vajgë...

Parlamenti Evropian e miratoi Rezolutën për Maqedoninë të propozuar nga eurodeputeti Ivo Vajgë, në të cilën vendit i jepet rekomandim, i shtati me radhë për fillimin e negociatave për antarësim në BE.
 
Por ky rekomandim është kushtëzuar me mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
 
Gjat debatit u tha se vendi nuk ka alternativë përpos organizimit të zgjedhjeve sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, për çka u kërkua angazhim I të gjith liderëve në vend.
 
Eurokomesari Johanes Han tha se zgjedhjet demokratike do të ishin zgjhidhje për krizën politiek në vend, ndërsa Brukseli vazhdon të monitoroj me shum kujdes zvillimet në Maqedoni.
 
“Zgjedhjet duhet ta kthejnë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhorë dhe vendi ta tejkalojë krizën politike. Ne do të vazhdojmë ta ndjekim përparimin me shum kujdes. Vendi nuk ka kohë për të humbuir”, shprehet eurokomesari për Zgjerim të BE-së, Johanes Han.
 
Në dokument, poashtu shprehet përkrahja e plotë për Prokurorinë Speciale dhe përmirësimin e gjendjes së mediave.
 
Në tekstin e Rezolutës eurodeputetët e dënojnë përkeqësimin e mëtejshëm të lirisë së shrehjes dhe lirisë së mediave.
 
Parlamenti Evropian shprehu shqetësim për shkak të ndikimit politik ndaj administratës publike, dhe i bëri thirrje qeverisë që të "rritë profesionalizimin, neutralizmin dhe pavarësinë në të gjitha nivelet.
 
Në dokument përshëndeten përpjekjet për përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Greqinë dhe Bullgarinë.
 
Vërehet se papunësia edhe më tej ësht e lartë, ndërsa pjesëmarrja në tregun e punës është shumë e ulët, veçanërisht midis të rinjve dhe femrave.
 
Gjatë kësaj përmendet se punësimi nuk duhet që të jetë nën ndikimin e përkatësisë politike apo të përdoret si mjet për frikësim të qytetarëve gjatë zgjedhjeve.
 
Për rezulutën u dehst të votohet dy herë, pasi që herën e parë, një pjesë e eurodeputetëve që ishin kundër rezolutës shprehën dyshim se nuk ka shumicë për këtë.
 
Në votimin e përsëritur elektronik prej 590 eurodeputetëve, 404 votuan për rezolutën, 76 kundër dhe 29 abstenim.
 
Rekomandimi i Parlamentiti Evropian i dërgohet Këshillit Evropina, por ai nuk është obligativ për Këshillin.
 
GYLTENE SINANI