Nefrologët në ditën botërore të veshkëve, sëmundjet e veshkëve të zbulohen që në lindje

10.03.2016 16:19

Një e treta e fëmijëve të cilët paraqiten me shenja klinike të infeksionit të traktit urinar kanë ndonjë anomali të lindur në veshka dhe në traktin urinar...

Poashtu rreth 40 deri në 50 % e fëmijëve që janë në dijalizë kanë ndonjë anomali zhvillimore të veshkave dhe  në traktin urinar , u tha në kuadër të shënimit të ditës botërore të veshkave, me moton “Fëmijët dhe sëmundjet e veshkëve – vepro në kohë që t’i ndalosh.

Velibor Tasiç, nefrolog nga Spitali për Sëmundje të Fëmijëve  tha se  sëmundjet e veshkave  fillojnë qysh në mitrën e nënës. Ai tha se përveç pediatrëve, edhe akusherët dhe gjinekologët kanë përgjegjësi të madhe sa i përket sigurimit të një shëndeti të mirë të veshkave.

“Është e një rëndësie të veçantë detektimi dhe parandalimi i hershëm i sëmundjeve të veshkëve. Në Maqedoni edhe më tej paraqesin problem anomalitë të lindura të veshkave dhe traktit urinar. Përqendrimi i kompetentëve duhet të jetë në diagnostifikimin dhe trajtimin e hershëm. Faktorët të cilët e  përkeqësojnë gjendjen shëndetësore të të sëmurëve  është  obeziteti, pirja e duhanit në moshën adoleshente, gjë e cila injorohet. Nëna duhet të ushqehet shëndetshëm, të ketë nivelin e rregulluar të sheqerit në gjak të cilët janë faktorë të rëndësishëm për të pasur një fëmijë të shëndetshëm dhe veshkat të shëndetshme” – tha Velibor Tasiç, nefrolog nga Spitali për Sëmundje të Fëmijëve.

“Maqedonia si shtet ka mundësi të bëjë detektimin e hershëm të sëmundjeve të veshkave, madje edhe të foshnjës në mitrën e nënës për të shtuar se pikërisht nga këto arsye theksi këtë vit është vënë në parandalimin e sëmundjeve, para se ato të vijnë në stadin e shërimit”- tha Lubinko Trpenovski  nga Shoqata “Nefron”.

Nefrologët bëjnë të ditur se Maqedonia ka një përqindje të lartë sa i përket transplantimit të veshkave që arrinë numrin prej 115 personash. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)