Botë
Turqi: Mbytet varka me migrantë, 5 të vdekur, mes tyre një foshnjë, 9 shpëtohen
10.03.2016 16:21
Një tjetër tragjedi migrantësh në brigjet e Turqisë...

Nje varkë e mbushur me klandestinë u përmbys duke shkaktuar vdekjen e 5 personave, mes tyre edhe një foshnjë, 9 të tjerë arritën të shpëtohen nga ekipet e emergjencës.
Varka që barte emigrantë nga Afganistani dhe Irani, u përmbys vetëm 500 metra larg brigjeve të Ajvaçikut, në Çanakale.
Dy persona të tjerë ende konsiderohen të zhdukur, por shpresat për ti gjetur janë të pakta.
Ishulli Kos ashtu si dhe shumë ishuj të tjerë grekë, gjenden fare pranë kufijve të Turqisë dhe si të tillë, janë mjaft atraktivë për refugjatët që mezi presin të shkelin tokën e një vendi anëtar të BE-së, pasi shpresojnë se prej atje kanë më shumë shanca të arrijnë në vendet e tjera të Kontinetit të Vjetër.
Vitin e kaluar, qindra refugjatë janë mbytur në udhëtimin e tyre përmes Egjeut, në përpjekje për të arritur Europën.
Por moti i keq i ditëve të fundit, e ka bërë këtë udhëtim, mjaft të rrezikshëm.
Por edhe si i tillë, migrantët janë të gatshëm të marrin parasysh edhe vdekjen, me shpresën se ndoshta do të arrijnë në bregun tjetër.
GAZMEND REXHEPI
