Postat e Maqedonisë dhe Kosovës, marrëveshje për pulla të përbashkëta postare

10.03.2016 16:42

Promovimi i turizmit malor të Kosovës dhe Maqedonisë në nivel ndërkombëtar është qëllimi i nënshkrimit të marrëveshjes për emitimin e pullave të përbashkëta postare në mes Kosovës dhe Maqedonisë...

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje po realizohet ajo që paraprakisht ishte premtuar theksoi drejtori i përgjithshëm i Postës së Maqedonisë Faadis Rexhepi.

“Nënshkruam kontratë për emitim të përbashkët të një pulle postare, ku për motiv kryesor do të ketë promovimin e turizmit malor. Domethënë atë që para vitit te ri e paralajmëruam shtypjen e pulllave të përbashkëta postare me drejtoritë postare ku për qëllim do ta kenë turizmin, veq me i ndërmarrim hapat më konkret drejt realizimi” – tha drejtori i përgjithshëm i Postës së Maqedonisë, Fadis Rexhepi.

Kosova dhe Maqedonia kanë shumë vende të cilat duhet promovuar u shpreh, drejtori i postës së Kosoves Sadi Hoxha.

“Të dy vendet tona, kanë shumë vende atraktive edhe për turizëm, dhe idea jonë është që përmes promovimit të pullave tona postare në aspektin ndërkombëtar ti njoftojmë vendet e tjera, për vendet atraktive që i kanë Kosova dhe Maqedonia, për të zhvilluar turizmin. Por, natyrisht që ne nuk do të ndalemi në rrugën tonë të bashkëpunimit, do të organizojmë edhe semnare të ndryshme në grupet tona teknike të ekspertëve në mënyrë që të vathdojmë bashkëpnimin me partnerin tonë strategjik” – tha Sadi Hoxha, drejtor i përgjithshëm i Postës së Kosovës.

Memorandumi i nënshkruar mes drejtorëve të postave të dy vendeve përfshin bashkëpunim në më shumë shumë sfera të problematikës postare, me qëllim të të shkëmbimit të përvojave e përbashkëta.

Drejtorët e postave të të dy vendeve u zotuan se në të ardhmen do të shqyrtojnë mundësinë e bashkëpunimit në fushën e shërbimeve pagesore të përbashkëta, në mënyrë qytetarë e Maqedonisë të cilët jetojnë në Kosovë ose anasjalletas, ti munden ti paguajnë faturat nga vendi ku jetojnë, pa pasur nevojë të udhëtojnë. (Ersan Pajaziti, TVM2)