Kocijançiq, shkelësit e procesit zgjedhorë nuk duhet falur
Bashkimi Evropian është kundër mos-ndëshkimit të shkelësve të procesit zgjedhor...

Kështu ka deklaroi për Dojçe Velen, Maja Kocijançiq zëdhënësja e komisionarit, Johanes Han, duke u shprehur kundër mundësisë për shfuqizimin e ndryshimeve në Ligjin për falje, që do ti jepte mundësinë presidentit të falte shkelsit procesit zgjedhorë.
Kjo do të ishte në kundërshtim me përpjekjet për zgjedhje kredibile dhe kthimin e besimit në procesin zgjedhor thekson Kocijançiq.
“Çdo sugjerim për mos-ndëshkimin e shkelësve të procesit zgjedhor do të jetë në kundërshtim me përpjekjet e vendit dhe komunitetit ndërkombëtar për krijimin e kushteve për zgjedhje kredibile dhe kthimin e besimit të qytetarëve në procesin zgjedhor. Hapi i këtillë do të ishte në kundërshtim me vendimin e Parlamentit dhe të gjithë partive politike për formimin e Prokurorisë speciale e cila duhet t’i hetojë dyshimet, përfshirë këtu edhe shkeljet në zgjedhjet e kaluara”, deklaroi Kocijançiq.
