Zaev, pushteti ka manipuluar me mbi 100 mijë vota
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka deklaruar se pushteti ka manipuluar me mbi 100 mijë vota...

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka deklaruar se pushteti ka manipuluar me mbi 100 mijë vota, qëndrim që e mbështetë në të dhënat jo konsistente në të cilat ka hasur KSHZ gjat kryqëzimit të të dhanave nga disa institucione.
Ai ka these se pret që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve gjatë fundjavës ti publikoj shifrat nga kryqëzimi i të dhënat të siguruara nga bazat e institucioneve.
“Sipas informacioneve tona presim që të publikohen më shumë se 100 mijë të dhëna të dyshuara ose të ashtuquajtura jo konzistente. Kjo tregon se ky pushtet jo vetëm që ka vjedhur parat e qytetarëve por ka vjedhur edhe votat e qytetarëve. I ka shpallur të pavlefshme pikërisht votat e qytetarëve tanë”, deklaroi Zaev, i cili njëheri ka apeluar për vazhdimin e bisedimeve për çështjen e mediave, pasi kjo nuk është vetëm pjesë e marrveshjes së Përzhinos por edhe pjesë e vlerësimeve të bashkësisë ndërkombëtare në pjesën që ka të bëjë me organizimin e zgjedhjeve të lira.
