Gruevski, të drejt vote kanë të gjithë shtetasit e Maqedonisë
Me vlerësimet e liderit të LSDM-së nuk është pajtuar kreu I VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski...

Me vlerësimet e liderit të LSDM-së nuk është pajtuar kreu I VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, sipas të cilit LSDM në mënyrë artificial po tenton të krijoj opinion se ka kaos dhe parregullsi në regjistrin zgjedhorë.
“Votues në zgjedhje janë të gjith shtetasit e Maqedonisë, e jo ata që jetojnë në këtë apo atë adresë. LSDM po tenton në mënyrë artificial të krijoj përshtypje se ka ndonjë kaos dhe parregullsi në mregjistrin zgjedhorë me qëllim që të krijoj alibi për mossuksesin e sajë, sepse janë të vetëdishëm se shumica e qytetarëve nuk dëshirojnë të votojnë për ata”, - ka deklaruar Gruevski.
“Ata nuk mund të përballen me këtë dhe të dalin para anëtarësisë së tyre se zgjedhjet I kanë humbur në mënyrë të ndershme tha Gruevski sipas të cilit kusht i vetëm për të pasur të drejtën e votes është të jesh shtetas I Maqedonisë dhe ajo nëse jeton në këtë apo atë komunë është çështje tjetër, apo nëse në kohë e ka paraqitur adresën. Ky regjistër zgjdhorë është i njejti në 20 apo 30 vitet e fundit “ - theksoi Gruevski.
