Maqedoni

Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell

11.03.2016 09:00

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më ngrohtë me periudha me diell. Lokalisht do të ketë kushte për reshje të dobëta të shiut...

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri në pesë gradë, ndërsa ajo e ditës prej nëntë deri në 16 gradë Celsius.
 
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, vranësira të ndryshueshme me periudha dielli dhe me erë të dobët mesatare juglindore.Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në katër gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 14 gradë Celsius.
 
Të shtunën pasdite dhe të dielën nën ndikimin e valës së re të lagësht sërish do të ketë reshje të shiut, të cilat në më shumë vende pritet të jenë më përmbytëse.
 
Lokalisht do të reshin mbi 30l/m2 shi. Temperatura do të jetë më e lartë, të shtunën në interval prej nëntë, deri në 14, ndërsa të dielën prej gjashtë deri në 12 gradë.