Botë
Obama: Jam krenar që janë anuluar sulmet në Siri në vitin 2013
11.03.2016 09:08
Presidenti i SHBA-së, Barak Obama deklaroi se është krenar që në moment të fundit ka hequr dorë nga vendimi për të filluar sulme ajrore...

Presidenti i SHBA-së, Barak Obama deklaroi se është krenar që në moment të fundit ka hequr dorë nga vendimi për të filluar sulme ajrore mbi forcat e presidentit sirian, Bashar al Asad në vitin 2013.
Në një intervistë për magazinën Atlantik, ai thekson se ky ka qenë vendim i drejtë.
Në vitin 2013 Obama ka qenë një hap drejt dhënies së urdhrit për goditje ajrore për ta dënuar Asadin për shkak të gjoja përdorimit të armëve kimike kundër kryengritësve.
Obama thotë se ky ka qenë një prej vendimeve më të rënda të cilat i ka sjellë, por ka qenë në interes të SHBA-së.
Në moment të fundit Obama ka thënë se do të kërkojë miratim nga Kongresi edhe pse ka autorizim për të sjellë vendim të tillë edhe pa pëlqimin e parlamentit. Sulmet nuk janë kryer asnjëherë.
Ata të cilët kanë vlerësuar se Obama ka humbur kredibilitet në Lindjen e Afërt i janë referuar këtij vendimi si shembull për pohimet e tyre./mia
