Botë

Merkel: Rreth 3.000 emigrantë kthehen çdo muaj nga Gjermania në vendlindje

11.03.2016 09:11

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se nga rreth 3.000 emigrantë irakianë kthehen në shtetet e tyre nga Gjermania çdo muaj dhe ky numër rritet...

"Tani për rreth 3.000 njerëz kthehen në Irak çdo muaj pas çlirimit të qyteteve të tyre nga Shteti Islamik dhe ky numër rritet", deklaroi Merkel në mitingun në provincën Baden - Vurtemberg, një prej tre provincave ku të dielën do të mbahen zgjedhje rajonale.
 
Merkel është ballafaquar me kontrollin e popullaritetit në zgjedhje, të parat pas krizës së refugjatëve nga vera e kaluar. Ajo shtoi se është e rëndësishme të sigurojë stabilitet dhe t'i jepet fund luftës në Siri dhe në Irak.
 
Kancelarja gjermane tashmë ka theksuar se numri i emigrantëve do të zvogëlohet.
 
"Nuk do të mbetet këtu çdo refugjat", theksoi ajo. Sipas saj, negociatat paqësore për Sirinë janë të rëndësishme që të kthehet shpresa për kthimin e njerëzve në vendlindjen e tyre./mia