Botë
Keri për vizitë në Arabinë Saudite dhe Francë
11.03.2016 09:22
Sekretari shtetëror amerikan Xhon Keri sot do të udhëtojë në turne, i cili do të përfshijë vizitë të Arabisë Saudite dhe Francës, kumtoi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner...

Keri sot në Hafr al Batist do të takohet me përfaqësues të lartë të autoriteteve saudiane, me të cilët do të bisedojë për gjendjet në Siri dhe Jemen, si dhe për çështje tjera nga fusha e sigurisë.
Nesër dhe të dielën sekretari shtetëror i SHBA-së do të qëndrojë në Paris, ku do të takohet me ministrat e Punëve të Jashtme të Francës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Italisë, si dhe me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini.
Në këto takime, sipas Tonerit, Keri do të bisedojë për çështjet globale dhe rajonale./mia
