Botë
Një i vdekur gjatë fatkeqësisë në minierën "Banoviqi" në BeH
11.03.2016 09:35
Një minator e humbi jetën pasi gjatë një fatkeqësie ka mbetur i ngujuar në një nga zgafellat e minierës për thëngjill "Banoviqi" në Bosnje e Hercegovinë...

Siç kumtoi zëdhënësi i policisë në Tuzëll, Izudin Shariq, i vdekuri është 41 vjeçar, banor i Banoviqit.
Fatkeqësia ka ndodhur pasi është rrënuar një nga shtyllat mbajtëse të zgafellës.
Në vendin e fatkeqësisë së bashku me të vdekurin ishin edhe pesë minatorë, të cilët arritën të tërhiqen nga zgafella e minierës./mia
