Botë
5 vjet nga Fukushima: Japonia përkujton tragjedinë dhe 25 mijë viktimat
11.03.2016 12:52
Japonia është ndalur sot për 1 minutë, për të kujtuar viktimat e tragjedisë së trefishtë që goditi vendin pikërisht 5 vite më parë, më 11 mars 2011...

Tërmeti i Fukushimës, i pasuar nga cunami e më pas nga katastrofa bërthamore i kushtoi jetën mijra njerëzve.
Gjithcka nisi me tërmetin që tronditi në themele bregdetin verilindor të Honshu, ishullin më të madh të Japonisë, që shkaktoi dëme të papërllogaritshme në ishull dhe që shkaktoi një seri dallgësh të larta tsunami, që shkatërruan zona të tëra në mbarë vendin.
Tsunami shkaktoi edhe incidente nukleare, kryesisht në nivelin 7 në tre reaktorët në Kompleksion energjetik të Fukushimës, nga ku mijëra vetë u evakuuan nga zonat e prekura.
Ky ishte tsunami më i fuqishëm, më i frikshmi në historinë e njohur të Japonisë, shkaktuar nga tërmeti 8.9 ballë.
Dallgët e tsunamit arritën deri në 10 metra të larta. Dallgët përfshinë të gjithë Paqësorin, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në Hauai, Kaliforni, Oregon, Uashington dhe Kolumbi.
Më shumë se 125 mijë godina e pallate u shembën, u morrën me vehte nga uji, dëmet në pronë shkuan deri në 310 miliardë dollarë. Japonia ishte mësuar me tërmete për shkak të lëkundjeve të herëpashershme sizmike por tërmeti dhe tsunami i 11 marsit 2011, ishte më i pazakonti.
Kjo është regjistruar si katastrofa më e madhe natyrore e Japonisë. Qytete të tëra u fshinë nga faqja e dheut kur u goditën nga vala e madhe e detit më 11 mars.
Më e tmerrshmja është katastrofa natyrore, mbi 25 mijë viktima dhe mbi 3 mijë të tjerë rezultojën ende sot pas 5 vitesh të zhdukur.Ajo që do të mbetet gjatë në kujtime, janë pamjet e tmerrit të mijëra njerëz në përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar veten.
GAZMEND KURTISHI
