Irani thotë se “nuk e ka shkelur rezolutën e KS-së”
Irani thotë se testet raketore, të ndërmarra këtë javë nga Garda Revolucionare e Iranit, nuk e kanë shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së...

Irani thotë se testet raketore, të ndërmarra këtë javë nga Garda Revolucionare e Iranit, nuk e kanë shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, apo marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Hossein Jaberi Ansari tha se raketat ishin “instrumente të mbrojtjes dhe ato ishin thjesht për mbrojtje të ligjshme.” Garda Revolucionare e Iranit lëshoi disa raketa balistike më 8 dhe 9 mars, njoftoi mediumi shtetëror.
Ansari tha se këto teste “nuk e kanë shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit” dhe theksoi se Irani do të vazhdojë me programin e vet raketor.
Ai gjithashtu shtoi se Irani do të mbetet i përkushtuar ndaj obligimeve të veta ndërkombëtare.
