Botë

Kriza e refugjatëve: Refugjatët largohen nga Idomeni dhe Pirea

11.03.2016 13:38

Autoritet greke kanë filluar të dërgojnë në kampet në Athinë qindra refugjatë nga porti i Piresë dhe Idomeni...

Tre autobusa në mëngjes me 162 refugjatë u zhvendosën në kampin e pranimit në Konicë, rreth 800 të tjerë nga Idomeni, kryesisht familje braktisën kampet e imporvizuara në zonën ndërkufitare Greqi-Maqedoni.
 
Shumica e tyre refuzojnë të shkojnë në qendrat e pranimit duke thenë se të afërmit do tu ndihmojnë për t’i kaluar kufijtë e rrugës së bllokuar ballkanike. Në portin e Piresë ndodhen së paku 3 mijë refugjatë.
 
Në mëngjes arritën edhe dy tragetë me 1.000 refugjatë të tjerë. Në kampin e refugjatëve në Idomeni, situata është jashtë kontrollit. 14 mijë refugjatë janë në këtë kamp.
 
Mes tyre nuk ka vetëm refugjatë nga Siria por edhe nga Iraku e Afganistani, për të cilët më janë mbyllur të gjitha shpresat europiane. Por ata nuk duan të kthehen pas. 
 
“Unë në Evropë jam 20 ditë dhe ende nuk mund të gjej një vend të  sigurt. Këtu jam duke luftuar me fatëkeqësitë natyrore, ndërsa në Siri me ISIS-i”, shprehet refugjati nga Siria. 
 
“Ne presim, nuk dimë c’të bëjmë vetëm rrimë. Nuk kemi ku të kthehemi në Irak, atje ka vetëm luftë, gjak, unë jam nga Sinjari. Atje kontrollin e ka ISIS. Nuk ka të ardhme në Irak. Unë jam kontabilist . Por nuk kam para e pa para nuk kam të ardhme”, shprehet Sallah migrant nga province e Sinjarit Irak. 
 
Kampi në Idomeni është shtrirë në hekurudhën mes Greqisë dhe Maqedonisë. Në stacion nuk ka më asnjë stol bosh.
 
Por edhe çadrat janë të mbushura plotë me njerëz, ujë dhe baltë. Por megjithë këtë kaos, ka njëfarë rregulli që zbatohet edhe këtu. Për të marrë ushqimin e ditës, njerëzit vihen në rallë e cila respektohet nga të gjithë. 
 
“Kjo që po na bëjnë politikanët është çmenduri”, shprehet vullnetari.
 
“Është vërtet çmenduri. Gjendja është jashtë çdo kontrolli. Kjo është një sfidë për të gjithë ne”, shprehet vullnetari piktori kinez Ai Veivei.
 
Autoritet greke shpresojë se kampi në Idomeni do të shprazet gjatë dy javëve të  ardhëshme.
 
Përshkak të mbylljes së rrugës ballkanike në Maqedoni tre ditë më rradh nuk ka hyrë asnjë refugjatët.
 
Shqipëria dhe Bullgaria përforcuan kontrollin e kufijve të tyre për të parandaluar tranzitimin  ilegal të refugjatëve përmes këtyre dy vendeve.
 
REXHEP QAMILI