Botë

Pentagoni: SHBA-ja i ka shkatërruar kapacitetet me armë kimike të SHI-së

11.03.2016 11:04

SHBA-të kanë kryer sulme ajrore, në të cilat besojmë se janë shkatërruar kapacitetet e armatosura të Shtetit Islamik (SHI)...

SHBA-të kanë kryer sulme ajrore, në të cilat besojmë se janë shkatërruar kapacitetet e armatosura të Shtetit Islamik (SHI), kumtoi Pentagoni, duke shtuar se informatat për sulmet  i kanë marrë nga një pjesëtar i SHI-së, i cili është robëruar nga komandosët amerikanë.
 
"Besojmë se informatat të cilat arritëm t'i marrim do të na mundësojnë të kryejmë operacione plotësuese", deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, Piter Kuk.
 
Pentagoni gjithashtu kumtoi se në shkurt gjatë operacionit në Irak është robëruar Sulejman Davud al Bakar, i njohur si Abu Davud, i cili është shef i arsenalit të armëve kimike të SHI-së.
 
Në kumtesën e Pentagonit shtohet se Abu Davud sot është transferuar  në paraburgim.
 
Pentagoni ka saktësuar se detajet për depot dhe objektet për prodhimin e armëve kimike të SHI-së,  si dhe për njerëzit,  të cilët janë të involvuar në të, i ka marrë nga Abu Davud, ndërsa në bazë të atyre informatave, koalicioni në krye me SHBA-në ka kryer disa sulme ndaj SHI-së./mia