Botë
Sulm në tru shkaku për vdekjen e bashkëpunëtorit të Putinit, i cili vdiq në Uashington
11.03.2016 11:53
Rezultatet nga autopsia e trupit të bashkëpunëtorit të presidentit rus Vlladimir Putin, Mihail Lesin...

Rezultatet nga autopsia e trupit të bashkëpunëtorit të presidentit rus Vlladimir Putin, Mihail Lesin, i cili është gjetur i vdekur në një dhomë në hotel në Uashington vitin e kaluar në nëntor, tregojnë se ai ka vdekur si pasojë e sulmit në tru, kumtojnë përfaqësues amerikanë.
Zëdhënësi i policisë në Uashington, Hju Kar informoi se rezultatet e autopsisë tregojnë se Lesin ka lëndime në qafë, trup, duar dhe këmbë.
Lesin ishte këshilltar medial i Putinit, i cili ndihmoi në formimin e qendrës informative "Rasha Tudej".
Siç njoftoi TASS, në reagimin e informatave nga Uashingtoni, Moska kumtoi se pret sqarim dhe të dhëna zyrtare lidhur me hetimin dhe rrethanat e vdekjes së Lesinit./mia
