Maqedoni
Humb jetën shoferi që u përplas tek hekurat në urën “Goce Delcev” në Shkup
11.03.2016 12:34
Një person ka humbur jetën në aksidentin e rëndë që ka ndodhur në urën “Goce Delçev” kanë njoftuar nga SPB Shkup...

Bëhet fjalë për një person të moshës 60-vjeçare, shoferi i makinës “Fiat Punto” i cili nuk ka mundur tu mbijetoj plagëve.
Sipas policisë mëngjesin e sotëm në orën 9:50, së pari ka ndodhur një aksident mes makinës “Fiat punto” dhe “Citroen”, të dy makina me targa të Shkupit, ndërsa më pas “punto” ka goditur gardhin e urës.
Shoferi është tërhequr nga ana e njësitit të zjarrfikësve, ndërsa Ndihma e shpejtë nuk ka arritur ta që ta shpëtoj.
Policia po kryen ekspertizë në vendngjarje.
Identiteti i personit që ka humbur jetën do të publikohet më vonë./shenja
