Botë

Rekrutët e ISIS: De Maiziere konfirmon autenticitetin e listës

11.03.2016 12:41

Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere ka konfirmuar se dokumentet e siguruara nga inteligjenca gjermane...

Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere  ka konfirmuar se dokumentet e siguruara nga inteligjenca gjermane me emrat e rekrutëve të ISIS, janë të vërtetë.

Në to përshkruhen hollësisht emrat e mijëra rekrutëve të Shtetit Islamik, vendlindja dhe datëlindja, numrat e telefonit, kontaktet e familjarëve, arsimi apo grupi i gjakut.

Ministri I brendshëm gjerman thotë se kjo listë do të ndihmojë në përshpejtimin e hetimeve dhe dënime më të ashpra për ata që kthehen nga Siria dhe Iraku pasi kanë luftuar atje. Inteligjenca gjermane konfirmoi se është në zotërim të dokumenteve, por nuk sqaroi se si i siguroi ato.

Flitet se  lista u vodh nga një ish-luftëtar i zhgënjyer nga praktikat e Kalifatit, i cili kur braktisi luftën , i kopjoi ato dhe i mori më vete.

Mediat gjermane thonë se në pyetësor, që besohet të jenë plotësuar në fund të 2013-s, rekrutët pyeten nëse kanë eksperiencë në xhihad dhe nëse janë të gatshëm të jenë kamikazë.

GAZMEND REXHEPI