Botë

Trump: Myslimanët urrejnë amerikën; Rubio: Presidentët nuk mund të thonë ç’të duan

11.03.2016 13:48

Kandidati republikan Marco Rubio ka sulmuar rivalin e tij më të fortë brenda partisë Donald Trump...

Kandidati republikan Marco Rubio ka sulmuar rivalin e tij më të fortë brenda partisë Donald Trump mbi deklaratë e këtij të fundit se myslimanët e urrejnë Amerikën.

Gjatë një debati në Miami, Rubio tha se islami aktualisht ka një problem me radikalizmin, por shumë myslimanë sipas tij janë amerikanë dhe ndihen krenar për këtë.

“Presidentët nuk mund të thonë çfarë të duan, sepse kjo ka pasoja”, tha ai, teksa mori brohoritje nga publiku.

Por Trump nuk është tërhequr nga deklaratë e tij më të hershme, duke u shprehur mendoj se islami na urren neve, ka një urrejtje të madhe.

Të martën pesë shtete të mëdha amerikane do të votojnë kandidatin e tyre të preferuar presidencial në të dyja krahët, atë republikan dhe atë demokrat.

Deri tani gara presidenciale e republikanë është dominuar nga manjati i pasurive të paluajtshme Donald Trump, edhe pse kritikët e tij mendojnë se vetëm Ted Cruz mund të frenojë biznesmenin nga Nju Jorku, kurse demokratët kanë zgjedhur Hilari Klinton, por gara është e fortë mes saj dhe Berni Sanders.