Maqedoni

73 vjet nga deportimi i hebrenjve, kombi shqiptar ju dha besën hebrenjve

11.03.2016 14:13

Maqedonia shënon sot 73 vjetorin e deportimit të 7.144 hebrenjve të Maqedonisë në kampin e përqendrimit, Treblinka...

E derisa autoritetet maqedonase flasin sot me ndjenjën e fajit të një kohe të kaluar, shqiptarët mburren se nuk dorëzuan asnjë hebre gjatë periudhës së tmerrit.
 
Përkundrazi, ata shpëtuan të gjithë hebrenjtë që u gjendën në familjet e tyre gjatë luftës së dytë botërore dhe besa e shqiptarëve vlerësohet shumë jo vetëm nga hebrenjtë e shpëtuar dhe familjet e tyre, por nga I gjithë populli hebre. 
 
“Nuk ka dyshim për respektin që ne kemi për besën shqiptare dhe për rolin e padishkutueshët të shqiptarëve për të shpëtuar të gjithë hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore. Në Shqipëri ka 2000 mijë hebrenj, para luftës kishte vetëm 200. Instituti i trashëgimisë kulurore të shqiptarëve në Shkup, ka një rol të rëndësishëm në dokumentimin që ne i bëjmë fatit të hebrenjve në rajonin tuaj dhe shpresojmë të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen”, shprehet ambasadori i Izraelit në Shkup, Dan Oryan. 
 
Ambasadori i Shqipërisë në Shkup Fatos Reka dhe Drejtori i Institutit për Trashigimi Kulturore, Skënder Hasani, edhe një herë potencuan se shqiptarët janë i vetmi komb që mbrojtën komunitetin hebraik, sepse për shqiptarët, miku është i shenjtë.
 
“Shqipëria ndihet krenare  dhe gjithë kombi shqiptarë pasi që është i vetmi vend në Evropë  i cili ka mbrojtur me devocion me dashuri dhe me besë. Të gjithë hebrenjtë u strehuan në Shqipëri dhe kjo dëshmon dashurinë e madhe të popullit shqiptar  ndaj të gjitha kombeve dhe feve të ndryshme dhe kjo tregon edhe njëher se shqiptari kur jep besen e ruan mikun në të gjitha  vështirësitë e tij. Kombi shqiptar dhe Shqipëria ka bërë qka është e mundur për shpëtimin e hebrenjve”, shprehet ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka. 
 
“Nga ky vendë janë deportuar  98% e popullatës hebreje. Ndërsa ata që mbijetuan por edhe unë ndihem krenar që i përkas popullit shqiptar i cili në ato moment më kritike për një popull i doli në mbrojtje dhe nga shqiptarët e Shkupit me përkatësi fetare islame i shpëtuan në Shqipëri  dhe kjo është një ditë mburje për popullin shqiptar”, shprehet drejtor i ITKSH-së, Skender Hasani. 
 
Përvjetori i kësaj ngjarjeje tragjike është shënuar me aktivitete komemorative në Shkup, Manastir dhe në Shtip.
 
Gjatë ditës së sotshme janë vendosur lule në vendin e kampit të përkohshëm si dha para kombinatin e duhanit si dhe para varrezave të hebrenjve dhe partizanëve në Butel.
 
REJHANE BUSHI-METAJ