Maqedoni
MASH: Investim i ri në konviktin “Goce Dellçev”
11.03.2016 15:11
Nëntorin e vitit të kaluar ka përfundua rekonstruimi dhe pajisja e bllokut B të konviktit studentor në “Goce Dellçev”...

Nëntorin e vitit të kaluar ka përfundua rekonstruimi dhe pajisja e bllokut B të konviktit studentor në “Goce Dellçev” dhe tani po vazhdohet me investimin e bllokut A.
Vlera e përgjithshme e rikonstruimit do të jetë 1milion e gjysmë euro, ndërsa realizimi do të bëhet për 6 muaj.
Ministri i arsimit Abdylaqim Ademi tha se është hapur thirje publike edhe për ndërtimin e dy konvikteve të reja njërit në Shkup dhe tjetri në Tetovë. Kapacitetet e dy konvikteve do të jenë 300 respektivisht deri në 350 studentë.
“Kemi përgaditur edhe dokumentacionin tjetër shtesë për rikonstruimin edhe të dy blloqeve tjera dhe të mences së studentëve. Gjithashtu të gjitha konviktet do të pajisen edhe me ashensorë të rinj, 8 ashensor të rinjë për gjitha konviktet e Republikës së Maqedonisë, gjithashtu do të pajisim edhe me mobile të reja të gjitha konviktet në vendin tone”, shprehet ministri i arsimit dhe shkencës Abdylaqim Ademi.
Ministria e Arsimit realizon edhe projektin e ri udhëtim për studentët më të mirë në vend. Bëhet fjalë për studentët që kanë mesataren mbi 9.5 ndërsa janë tre universitete më të mira të ranguara.
“Nga të dhënat e pranuara nga këto univerzitete gjithsej janë 201 studentë dhe atë 144 janë nga univerziteti Shën Kirili dhe Metodi, 32 studentë nga Univerziteti i Evropës Juglindore dhe 25 studentë nga Goce Dellçev në Shtip. Destinacionet për udhëtim janë Barcelona, Parisi dhe Venecia”, shprehet ministri i arsimit dhe shkencës Abdylaqim Ademi.
Për këtë projekt janë ndarë 65 mijë euro,dhe do të realizohet në dy faza njëri udhëtim do të jetë në maj dhe tjetri do të jetë në nëntor, varësisht nga grupi dhe interesit të paraqitur nga studentët.
Ministri Ademi apeloi deri tek gjith studentët të cilët janë në listë që të paraqesin dokumentin e nevojshëm deri tek Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
GYLTENE SINANI
