Basketboll
Bryant e LeBron dhurojnë spektakël, Cleveland mposht Lakers
11.03.2016 15:46
Golden State e kishte pushim mbrëmë, por jo rivalët e tij, që kanë zbritur në parket, kanë fituar dhe i janë afruar në renditje...
Një ndeshje spektakolare ajo zhvilluar në Los Anxhelos, ku Cleveland fitoi 120-108 ndaj Lakers, por spektatorët shijuan duelin magjik mes Bryant dhe James.
Ylli i Lakers ishte shënuesi më i mirë për skuadrën e tij me 26 pikë, mbështetur edhe nga Russell me 24, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.
Cleveland (46 fitore dje) ndali Lakers pas dy fitoresh dhe kjo për meritë të LeBron James (24 pikë), Irving (26 pikë) e Frye (21 pikë).
Një fitore të rëndësishme për renditje arriti San Antonio, që mundi 109-101 Chicago, tjetër ndeshje emoicionuese, me rivalitet dhe spektakolare.
Leonard me 29 pikë e Aldridge me 26 pikë e 10 rebaund bënë diferencën në fushë për Spurs, duke i bërë të pavlefshme 42 pikët e dyshes Gasol-Ruse për Bulls.
Fiton edhe Toronto, 104-96 ndaj Atlanta, një ndeshje e mirë për DeRozan, që realizoi 30 pikë. Ndërsa Denver rikthehet te fitorja pas suskesit të mbrëmshëm me Phoenix.