Futboll

Liverpool mposht Manchesterin

11.03.2016 15:48

Liverpool ka fituar 2-0 ndaj Manchester United në “Anfield Road” dhe është pranë arritjes në çerekfinalet e Europa League...

“Të kuqtë” e Jurgen Klopp ishin superiorë për 90 minuta ndaj “djajve”, të cilët kanë nevojë për një mrekulli në ndeshjen e kthimit në “Old Trafford” për t’u kualifikuar në “Old Trafford” në këtë që quhet “derbi i Anglisë”.
 
Daniel Sturridge shënoi me 11-metërsh, pas 20 minutash lojë, pas faullit të Memphis Depay shkaktoi ndaj Clyne në zonën e Manchester United.
 
Vetëm pak minuta më vonë vetëm një pritje shpëtimtare e David de Gea i mohoi golin e dytë Coutinho. 17 minuta para fundit, Liverpool shënoi sërish me anë të Firmino, i shërbyer nga Adam Lallana.
 
Edhe, Villarreal ka fituar 2-0 ndaj Leverkusen në “El Madrigal” dhe ka marrë një avantazh të bollshëm gjermanëve në garën për kualifikimin në çerekfinalet e Europa League.
 
Cedric Bakambu shënoi për “nëndetësen e verdhë”, në fillimin e secilit prej fraksioneve të lojës duke gjunjëzuar “aspirinat” e drejtuar nga Schmidt.
 
Athletic Bilbao mposhti 1-0 Valencia e drejtuar nga Gary Neville në “derbin e Spanjës” në Europa League.
 
Në fushën e rënduar nga rreshjet e shiut, baskët ia dolën mbanë në saj të golit të shënuar nga Raul Garcia, në mesin e pjesës së parë.
 
Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit, pas shtatë ditësh në “Mestalla”.