Shkupi nikoqir i Mal Ajaksit

11.03.2016 16:02

Shkupi të shtunën në palestrën “Enver Idrizi” në Çair përballet me Mal Ajaksin, në takimin e vlefshmë të javës së 19-të, me çka edhe zyrtarisht fillon rrethi i tretë i garave në elitën e futsallit në vend...

“Bardhekaltërit” dëshirojnë që të harrojnë sa më shpejt disfatën e javës së kaluar ndaj Juventus Seravës dhe të kapin një seri të re të fitoreve, që do ju mundësonte atyre rikthimin në pozitën e dytë, që aktualisht mbahet nga Hedisi.

“Besojmë se do i’a dalim përballë Mal Ajaksit dhe se ky rrethi i tretë i garave do të jetë i suksesshëm për ne si skuadër. Gjatë javës që jemi duke lënë pas jemi përgatitur maksimalisht. Të gjithë me shumë vëmendje i kemi dëgjuar urdhërat e trajnerit, i cili dëshironte të na motivonte edhe më shumë pas asaj disfate ndaj Juves, ku besoj se ishte vetëm një ditë e keqe për ne. Një gjë të tillë do të dëshmojmë që nesër ndaj Mal Ajaksit, ndaj të cilëve shpresojmë se do përsërisim lojën nga ndeshja e fundit kur i mundëm me lehtësi” – tha njëri ndër futbollistët e palodhshëm në ekipin tonë, Arsim Fazlija.

Rikujtojmë Shkupi në ndeshjen e fundit kundër Mal Ajaksit të zhvilluar me 19 dhjetor të vitit të kaluar kishte shënuar fitore me rezultatin 8:3, ndërsa në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave të zhvilluar në kuadër të elitës së futsallit në vend, kur Shkupi ende ishte në festë pas inkuadrimit në Ligën e Parë, Mal Ajaksi në Shtip kishte shënuar fitore me rezultatin 8:6.

Mbetet të shohim se kush do të dalë fitues në takimin e tretë të këtij sezoni, ndërsa përgjigjen më së miri do ta marrim nesër mbrëma me fillim në ora 19:30 në palestrën “Enver IDRIZI”. (FutsalShkupi)