Maqedoni

Rasti “Celula”: 6 të akuzuar pranuan fajin

11.03.2016 16:11

Në gjykatën penale Shkupi 1 u mbajt seancë gjyqësore për rastin “Celula”...

6 nga 11 të akuzuarit në takimin publik për shqyrtim të aktakuzës shprehën gadishmëri për të pranuar fajin me të cilin ngarkohen nga prokuroria publike.
 
Hoxha Rexhep Memishi, Fazli Saliu, Muhamed Shehu, Sejfulla Ademovski, Ahmet Dardhishta dhe Resul Saiti, thanë së ndjehen fajtor, e pranojn fajin dhe kërkojn që në dakordim me prokurin public të caktohet dënim.
 
Gjykatësi i drejtoi të akuzuarit  dhe avokatët mbrojtës që në afat prej 15 ditëve të arrin marrëveshje me prokurorin në të kundërtën edhe për këtë 6 të akuzuar do të ketë senacë gjyqësore.
 
Për njërin nga avokatët edhe pse të akuzuarit pranuan veprën dhe kërkuan marrëveshje me prokurorin,  kjo nuk do të thotë se ata kanë pranuar fajin.
 
"Gatishmëria e shprehur. Kjo nuk do të thotë pranim i fajit. Është e mjaftueshme që të theksohet një gadishmëri e fajsisë, që të mund të përdorni atë mekanizëm të dytë ose mundësinë ligjore për bisedime të mundshme për pranimin e fajësisë me prokurorinë”, shprehet avokati Angell Georgiev.
 
5 të akuzuarit tjerë u dklaruan se nuk ndjehen fajtorë dhe se këtë do ta dëshmojn gjatë senacave gjyqësore. Sipas avokatëve aktakuza është e pa bazë dhe nuk ka dëshmi që ata të dënohen. Ata presin që këshilli penal të mos pranoj aktakuzën. 
 
"Unë në atë seancë, ja tani po paralajmeroj, ka dispozit në ligjin për Procedurë Penale dhe do të kërkojë nga prokurori publik që të heq dorë nga aktakuza”, shprehet avokati Efto Spirovski.
 
“Së pari në pajtueshmëri me ligjin duhet të shohin të gjitha dëshmit me të cilat ngarkohen që të dëklarohen lidhur me akuzat. Ne këtë e theksuam sot dhe të akuzuarit tonë mbetën në qëndrimin se në këtë moment nuk mund të deklarohen fajtorë ose të pafajshëm”, shprehet avokati Asmir Alispajiq. 
 
Në rastin “Celula” 11 persona dyshohen se kanë luftuar në anën e “Shtetit Islamik” në Siri dhe në fusha të tjera të krizës. Aktakuza është ngritur nga Zyra e Prokurorisë Publike në muajin shkurt. Aksioni “Celula”, u realizua më 6 gusht të vitit të kaluar. 
 
SANIJE DURAKU