McClaren shkarkohet, Benitez emërohet në krye të Newcastle

11.03.2016 16:21

Newcastle Unitedi ka konfirmuar se Rafa Benitez është trajneri më i ri i saj...

E gjithë kjo pasi gjatë ditës së sotme ka shkarkuar trajnerin Steve McClaren, Ish selektorin e Anglisë që fitoi vetëm gjashtë prej 28 ndeshjeve në drejtim të “Magpies” në Premierligë, skuadër që gjendet në pozitën e parafundit në tabelë.

McClaren dhe ekipi i tij u vërshëllyen pas humbjes 3:1 nga Bournemouth të shtunën në St James Park, e treta e njëpasnjëshme në ligë. Nga ana tjetër, ish-trajneri i Real Madridit ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me klubin anglez.

“Newcastle Unitedi është e kënaqur të konfirmojë emërimin e Rafa Benitezit si trajner i ri i klubit. Ai ka nënshkruar kontratë tre vjeçare”, thuhet në konfirmimin e Neëcastlet.

Benitez edhe më parë ka menaxhuar klube të Premier Ligës, me Liverpoolin dhe Chelsean klubet e më parshme.