Hulumtimet tregojnë, sistemi i mbrojtjes sociale është i mangët

11.03.2016 16:32

Sistemi i mbrojtjes sociale është i mangët....

Ekziston pakënaqësi nga shfrytëzuesit e të drejtës nga kjo fushë, ndërsa një pjesë e tyre konsiderojnë se shërbimet janë me cilësi të ulët, si dhe nevojitet përforcim i shkathtësive të personave të cilët i japin këto shërbime, tregojnë hulumtimet e bëra  nga Instituti për Politikë Evropiane.

“Janë të nevojshme edhe lloje të shërbimeve dhe ndihmës, si psh njerëzit me pengesa, ata kanë nevojë për ndihmesë personal, për asistencë personale. Nga hulumtimi nxorëm disa rekomandime. Në përgjithsi nevojitet të rritet shuma e ndihmës sociale, të nxitet punësimi, i personave me pengesa dhe i të gjithë grupeve të margjinalizuara, të thjeshtësohen procedurat për marrjen e ndihmës” – tha Elena Ançevska, pjesë e ekipit hulumtues.

Nga qëndrimet dhe kërkesat e shfrytëzuesve të të drejtave të mbrojtjes sociale ka dalur edhe rekomandim për përmirësimin e procesit të identifikimit të personave që kanë nevojë nga mbrojtja sociale, si dhe përmirësimi i drejtimit të politikave, ndërsa me atë edhe masat dhe ndihma.

Kërkohen edhe masa më të mëdha stimuluese për arsim si mënyrë për dalje nga varfëria, por edhe ngritja e vetëdijes publike për këto probleme dhe zvogëlim i stigmatizimit të personave me pengesa, prindër vetëushqyes, gra viktima të dhunës dhe persona pa shtëpi. (Belinda Koka – Ademi, TVM2)